Tue, Feb 18, 2025

Kontratë deri në vitin 2027, Vllaznia rinovon me sulmuesin

  • PublishedFebruary 18, 2025

Kontratë deri në vitin 2027, Vllaznia rinovon me sulmuesin

Vllaznia ka rinovuar kontratën me Bekim Balaj. Klubi shkodran ka bërë publik lajmin, teksa ka njoftuar se do të vijojë bashkëpunimin me sulmuesin deri në vitin 2027.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se rrugëtimi jonë do të vazhdojë sëbashku me kapitenin tonë edhe për dy sezone të tjera. Suksese Bekim Balaj!” – shkruan Vllaznia. Balaj ka realizuar 14 gola në kampionat në këtë sezon.

 

()


AlbaniaWeb.net