Sat, Apr 19, 2025

Paralajmërimi i Berishës për shuarjen e SPAK, Rama: E vetmja garanci për mbijetesën e saj është PS dhe unë në krye të saj

  • PublishedFebruary 18, 2025

Paralajmërimi i Berishës për shuarjen e SPAK, Rama: E vetmja garanci për mbijetesën e saj është PS dhe unë në krye të saj

Pas paralajmërimit të kryedemokratit Sali Berisha për shuarjen e SPAK, kryeministri Edi Rama është shprehur se e vetmja garanci për Prokurorinë e Posaçme është ai vetë dhe Partia Socialiste.

“Nëse SPAK do e kishte sjellë Amerika, tani që Amerika është tërheq nga kjo punë, do ta kishte marrë me vete në Amerikë. SPAK është këtu dhe ka vetëm 1 garanci.”, shtoi ai.

Edi Rama: SPAK nuk është i Kushtetutës dhe Reformën në Drejtësi, tek kjo e fundit marr autorësinë së bashku me PS, besoj se jeni shumë më të qartë se ç’ishit, tani edhe Amerika është tërhequr nga kjo punë. Nëse SPAK do e kishte sjellë Amerika, tani që Amerika është tërheq nga kjo punë, do ta kishte marrë me vete në Amerikë. SPAK është këtu dhe ka vetëm 1 garanci. Po u them. E vetmja garanci për mbijetesën dhe shkuarjen përpara të SPAK në kushtet e kësaj lufte të gjithanshme që i bëhet nga këneta politike me në krye bufin plak është PS dhe unë në krye të saj. Kështu që rrotullojeni nga të doni Reformën në Drejtësi e kam bërë unë me PS.