Pjesë e fushatës së administratës së Trump për të luftuar kartelet e drogës, CIA rrit fluturimet sekrete me dron mbi Meksikë
Shtetet e Bashkuara kanë rritur fluturimet e fshehta me dron mbi Meksikë, me qëllim identifikimin e laboratorëve të drogës që prodhojnë fentanil – si pjesë e fushatës më agresive të administratës Trump kundër karteleve të drogës.
Duke folur për New York Times, zyrtarët amerikanë thanë se programi i pazbuluar më parë i dronëve i nisur nga agjencitë e inteligjencës filloi nën administratën e Bidenit, por Trump dhe drejtori i CIA-s John Ratcliffe kanë deklaruar vazhdimisht qëllimin e tyre për të vepruar në mënyrë më efektive kundër karteleve meksikane të drogës – një fakt i konfirmuar nga rritja e fluturimeve.
Nga ana e saj, CIA thekson se as nuk është autorizuar të përdorë dronët për të nisur një sulm, as për të kryer sulme ajrore dhe siguron se për momentin zyrtarët e saj thjesht po mbledhin informacione, të cilat më vonë ua kalojnë zyrtarëve meksikanë.
Qeveria meksikane ka ndërmarrë hapa për të adresuar shqetësimet e administratës Trump për fentanyl, duke vendosur 10,000 trupa në kufi këtë muaj për të penguar kontrabandën.
Por administrata Trump dëshiron që Meksika të bëjë më shumë për të “çmontuar” laboratorët e fentanilit dhe për të kapur më shumë nga droga.
Në të njëjtën kohë, dronët amerikanë po zbulojnë në mënyrë efektive laboratorët e fentanilit, të cilët lëshojnë kimikate që i bëjnë të lehtë për t’u zbuluar nga ajri.