Tue, Feb 18, 2025

Rikthehet emisioni “Për Shqiptarët”, po me Marina Vjollcën ç’ndodhi?

  • PublishedFebruary 18, 2025

Rikthehet emisioni “Për Shqiptarët”, po me Marina Vjollcën ç’ndodhi?

“Për Shqiptarët”, programi që trajton historitë e shqiptarëve rikthehet sërish në “Top Channel”, por me një ndryshim.

Këtë sezon, Marina Vjollca nuk do jetë në moderim, por Bora Zemani. Nuk dihet se përse është bërë ky zëvendësim, por kujtojmë se Marina sapo ka publikuar linjën e saj kozmetike, e mbase do t’i përkushtohet asaj.

Bora Zemani:Është lidhja shumë e bukur mes të dyja programeve. Te Piramida ishim me familjet shqiptare e këtu për një mision akoma më të madh. Është ai programi që bëhen bashkë të gjithë shqiptarët për të dhënë mesazhe të bukura e për t’iu gjendur pranë njëri tjetrit. Isha shumë e lumtur kur mu bë ftesa nga fondacioni Firdeus. Si mund ti thuash Jo misioneve kaq të mëdha. Shihemi të premten në orën 21:00 vetëm në TCH dhe këtë të diel, mos harroni!”.