Thu, Feb 20, 2025

Si u prit Vserlo nga banorët? Reagimet e tyre, Gjesti: Ka nisur luftën

  • PublishedFebruary 18, 2025

Si u prit Vserlo nga banorët? Reagimet e tyre, Gjesti: Ka nisur luftën

Hyrja e Vserlos në shtëpi është pritur me debate dhe situata nga më të ndryshme, me banorin që është “përplasur” menjëherë me Gjestin, Rozanën dhe Valbonën.

Në Prime-n e sotëm, këto situata u komentuan kështu:

Deklaratat:

Vserlo: Shumë klip i bukur, sepse kishte dhe batuta. Di të them vetëm këtë që, po i bazohem asaj që the ti, hyra si një uragan, shpresoj për mirë dhe me debatet që kam bërë deri më tani këto ditë, atyre i mbahem. Mund të ketë pasur dhe ndonjë debat për provokim ose për ta njohur më mirë tjetrin. Po mundohem t’i njoh.

Gjesti: Doja ta nisja me debatin që kishte me mua. E pyeta në çfarë ore fle dhe e nisi me ofendim. Më tha hajde ulu poshtë.

Vserlo: Thuaje siç është.

Gjesti: Ti e ke nisur luftën. Vetëm fjalë indirekte të pista. Në gjumë më çon mua. Kur unë të zgjoj ty prej gjumit, ti më thua përndjekës. I kam thënë dhe një ish-banoreje tjetër këtu, që jeta e vetë është jeta e vetë.

Vserlo: Në çfarë kuptimi e thua?

Gjesti: E ke marrë malin vëlla. Ti ke qenë duke na gjuajtur e duke na bullizuar. A je këtu apo jo?

Vserlo: Gjuajtje për mua është gjuajtje fizike.

Gjesti: Mos dil nga kontrolli.

Vserlo: Jo, unë s’kam dalë.

Valbona: Që kur ka hyrë në shtëpi, i ka lëshuar pëllumbat, i ka lënë jashtë. Po kopjon disa ngacmime që Gjesti i bën në këtë shtëpi. Në momentin që i bën pastaj viktimizohet. Në darkën që u pa dhe në klip, ka filluar me ngacmimet e veta. Bën disa ofeza që nuk i kanë hije këtij djali. Fjalori që përdor në këtë shtëpi… Ashtu siç e tha dhe Gjesti, e ka marrë e shumta përpjetë dhe kur të bjerë, do i thyejë hundën.

Rozana: Unë e prita me një dashuri të madhe. E kam takuar dy-tre herë… Momenti i parë, më futi dorën në pjatë. E ka nisur lojën me fyerje. Ka thënë që është uragan. Por nëse e ka nisur me fyerje, duhet ta çojë deri në fund me fyerje.