Tue, Feb 18, 2025

VIDEO/ Eleminim thriller, Milan “lan duart” me Champions League, kualifikohet Feyenoord

  • PublishedFebruary 18, 2025

VIDEO/ Eleminim thriller, Milan “lan duart” me Champions League, kualifikohet Feyenoord

Milan është eleminuar në Play Off të Champions League, pas barazimit 1-1 ndaj Feyenoord në Milano. Ekipi italian nuk ia doli dot të përmbyste humbjen 1-0, në aktin e parë.

Takimi nisi “zjarr” për kuqezinjtë, që gjetën epërsinë që në minutën e parë me Gimenez.

Të besuarit e Conceicaos shtuan edhe më shumë presionin dhe u vendosën në kërkim të golit të dytë. Milan mori një goditje të rëndë në fillimin e pjesës së dytë, pasi mbeti me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Theos.

Mysafirët realizuan golin e barazimit me Carranza në minutën e 73-të dhe mbrojtën me fanatizëm rezultatin deri në fund.

Mbyllet këtu rrugëtimi i Milanit në Champions dhe e vetmja gjë që u mbetet është të provojnë sezonin tjetër.

 

(J.S/)


AlbaniaWeb.net