FOTO/ “Çmenduri i Theo-s, në ferr”, mediat italiane “tërbohen” nga eliminimi i Milan
Në Milano nuk i besojnë syve, e kanë të pamundur ta shpjegojnë se si u eliminuan përballë Feyenoord, për më tepër pasi kaluan në avantazh pas vetëm 38 sekondave. Sigurisht e kanë arsye, një emër, Theo Hernandez, me francezin që u ndëshkua me karton të kuq, detaj që ndryshoi totalisht rrjedhën e këtij takimi. Ironi i fatit apo jo, por Gimenez u larguan nga Feyenoord për të veshur fanellën kuqezi, gjeti edhe golin, por në fund e sheh vetën jashtë Champion League pasi holandezët kaluan më tej në fazën e 1/8. Përcaktues në këtë pikë ishte rezultati 1-0 i ndeshjes së parë.
Në “San Siro”, tifozët e “djallit” ishin përgatitur për një mbrëmje të madhe, në fakt iluzioni ishte i tillë pasi Gimenez në shtyllën e dytë, me kokë kaloi Milan në avantazh që në minutën e parë. Milan ishte superior në çdo aspekt, ushtruan një presion asfiksues në zonë e Feynoord, por ishin të pafat si në minutën e 23-të ku goditja e Theo Hernandez u përplas në shtyllën pingule.
Anësori francez ishte protagonist absolut pasi me fillimin e pjesës së dytë, depërtoi deri në zonë, por në përpjekje për të fituar një penallti, gjyqtari i takimit e ndëshkoi me karton të verdhë për simulim, ky ishte kartoni i dytë duke bërë që Milan të mbetej me 10 lojtarë pas minutës së 51-të.
Pas këtij momenti, Feyenoord fitoi më shumë besim dhe në minutën e 73-të Carranza me kokë dërgoi topin në rrjetë duke bërë që në San Siro të pllakoste heshtja. Holandezët mbrojtën me fanatizëm këtë gol që i dhuroi një biletë për më tej në Champions League, ku do të përballen me një ndërmjet Inter ose Arsenal. Milan largohet mes kaosit dhe protestave ku nuk mungoi as kartoni i kuq për Leao:
“Çmenduri i Theo-s”, shkruan La Gazzetta. “Në ferr”, ishte titulli kryesor i Corriere dello Sport.
()