Ironia e fatit: Krisa del nga “BB”, pasi çoi veten dhe vajzat në nominim!
Në spektaklin e fundit të Big Brother VIP Albania 4, Krisa u përball me një zgjedhje të vështirë si lidere e shtëpisë. Ajo vendosi të nominojë grupin e vajzave, përfshirë edhe veten, duke shmangur dërgimin e djemve në nominim, mes të cilëve ishte edhe partneri i saj, Tiri.
Ky vendim solli një rezultat të papritur, pasi Krisa u eliminua nga televotimi, duke u larguar nga shtëpia dhe duke lënë pas një atmosferë të rënduar.
Tani, Tiri do të vazhdojë garën pa të, ndërsa strategjitë e lojës mbeten temë e nxehtë diskutimi mes banorëve.