Pas Bushatit, tërhiqet nga gara e primareve edhe një tjetër deputet i PD-së! Demokrati zbulon arsyen: Ky proces nuk bashkon, por krijon përçarje
Deputeti i Partisë Demokratike, në qarkun e Durrësit, Ferdinand Xheferaj, nuk do të jetë pjesë e primareve të kësaj force politike.
Lajmi konfirmohet nga gazetari Osman Stafa.
Xhaferaj i deklaroi gazetarit se arsyeja përse ai nuk do marrë pjesë në primaret e Partisë Demokratike, lidhet me qëndrimet e tij kundër këtij procesi.
Sipas demokratiti, ky proces i primareve nuk bashkon, pro krijon më shumë përçarje brenda forcës politike opozitare.
Duke mbajtur këtë qëndrim, Ferdinand Xhaferaj ka vendosur mos të aplikojë, duke hequr kështu dorë nga mundësia për të qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
Kujtojmë se Xhaferaj është deputeti i dutë pas Helidon Bushatit, i cili vendos të mos marrë pjesë në primare, duke braktisur mundësinë e të qenurit përfaqësues politik në Parlament.