Sat, Apr 19, 2025

“Rama është kukull e Sorosit”- Chris LaCivita flet për ‘New York Times’: Akuzat për Berishën, të motivuara politikisht!

  • PublishedFebruary 19, 2025

“Rama është kukull e Sorosit”- Chris LaCivita flet për ‘New York Times’: Akuzat për Berishën, të motivuara politikisht!

Chris LaCivitas, drejtuesi i fushatës elektorale të Donald Trump, tashmë dhe i kryedemokratit në Shqipëri, Sali Berishës, ka folur për gazetën e madhe amerikane “New York Times”.

“Z. LaCivita po punon për Partinë Demokratike të Shqipërisë përpara zgjedhjeve parlamentare të vendit në maj, kur do të përpiqet të kapërcejë Partinë Socialiste të krahut të majtë në pushtet. Në mesazhet me tekst për ‘New York Times’, zoti LaCivita e karakterizoi punën e tij si një zgjatje të ndihmës së tij për zotin Trump”, raporton gazeta.

Ai u shpreh për prestigjiozen amerikane se në Shqipëri po eksporton “MAGA”-n, (Make America Great Again), slogan ky i përdorur nga vetë Trump.

“Unë po eksportoj MAGA – Bëje Shqipërinë të Madhe përsëri!” shkruan LaCivita”.

Lidhur me kryesocialistin, Edi Ramën, për shkak të lidhjeve të tij miqësore me familjen Soros, e ka cilësuar atë si “kukull” të familjes Soros.

“Është një përshtatje e natyrshme – të mundësh një socialist që është një peng dhe kukull e familjes Soros,” tha LaCivita.

Sakaq, akuzat ndaj Berishës nga Departamenti i Shtetit, La Civitas i cilësoi si të motivuara politikisht.

“Z. LaCivita argumentoi se akuzat ndaj zotit Berisha ishin të motivuara politikisht dhe sugjeroi që përvoja e politikanit shqiptar përafrohet me atë të zotit Trump,” thekson ‘New York Times’.