Trump shfuqizoi tarifën për qytetarët që udhëtonin nga New York në Manhatan, Shtëpia e Bardhë publikon foton e presidentit me kurorë: Rroftë Mbreti!
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka deklaruar se administrata e tij vendosi të shfuqizojë tarifat shtesë për qytetarët e New York, që ishin vendosur gjatë presidencës së Joe Biden.
Kjo tarifë kishte hyrë në fuqi që nga 5 janari dhe ishte një tarifë prej 9 dollarësh për shoferët që hynin në Manhatan, si masë për të adresuar problemin e trafikut të qytetit.
“Tarifa e mbingarkesës hiqet. Manhatani dhe i gjithë New York shpëtuan. Rroftë mbreti”, ka shkruar Trump në rrjetet sociale.
Në të njëjtën kohë, llogaria zyrtare e Shtëpisë së Bardhë publikoi një foto të krijuar me inteligjencë artificiale, e ngjashme në kopertinën e revistës Times. Në të, presidenti amerikan pozon duke buzëqeshur me një kurorë në kokë dhe si sfond është New York.