U largua nga shtëpia ditën e Shën Valentinit dhe ndërpreu kontaktet me familjarët, policia rikthen në Përrenjas 20 vjeçaren
Një vajzë 20 vjeçare është rikthyer në banesën e saj nga uniformat blu pasi me datë 14 shkurt, ditën e Shën Valentinit, ajo ishte larguar nga shtëpia duke ndërprerë kontaktet me familjarët e saj.
E reja, shtetasja Xh.R., 20 vjeç, u largua ditën e Shën Valentinit nga banesa e saj në Përrenjas.
Ka qenë e ëma e saj, shtetasja D.R., 41 vjeçe, e cila denoncoi largimin e së bijës dhe që ngriti alarmin për fatin e 20 vjeçares.
“Në Komisariatin e Policisë Librazhd, ka kallëzuar shtetasja D. R., 41 vjeçe, se më datë 14.02.2025, i është larguar nga banesa vajza e saj shtetasja Xh. R., 20 vjeçe”, informoi policia më 17 Shkurt.