Sat, Feb 22, 2025

VIDEO/ Kualifikohet Dortmund, eleminon Sportingun në Play Off të Champions, asnjë problem për verdhezinjtë

  • PublishedFebruary 19, 2025

VIDEO/ Kualifikohet Dortmund, eleminon Sportingun në Play Off të Champions, asnjë problem për verdhezinjtë

Asnjë problem për Dortmund. Verdhezinjtë kalojnë fazën Play Off në Champions League, pas barazimit pa gola në shtëpi ndaj Sporting.

Të besuarit e Niko Kovac fituan 3-0 në ndeshjen e parë, duke e kthyer kualifikimin në formalitet.

Sa i takon ndeshjes së sotme, Guirassy gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 59-të. Dortmund synon që të shkojë sa më larg në këtë kompeticion, teksa në sezonin e kaluar, ia doli që të arrijë deri në finale.

 

(J.S/)


AlbaniaWeb.net