Sun, Feb 23, 2025

VIDEO/ Real Madrid dërgon në shtëpi Cityn, tripletë e Mbappe në Champions, PSG kualifikohet me goleadë

  • PublishedFebruary 19, 2025

VIDEO/ Real Madrid dërgon në shtëpi Cityn, tripletë e Mbappe në Champions, PSG kualifikohet me goleadë

Përfundon faza e Play Off në Champions League, teksa u kualifikuan Real Madrid dhe PSG. Real Madrid, pas fitores 3-2 në aktin e parë, dhuroi spektakël këtë mbrëmje dhe mundi 3-1 Manchester City.

Mbappe realizoi tripletë, në një sfidë fantastike për të. Anglezët shënuan golin e nderit me Nico, në fund.

Gjithçka e lehtë për PSG, me kampionët e Francës që fituan 7-0 ndaj Brest, ndërsa në takimim e parë triumfuan 3-0.


AlbaniaWeb.net