Sun, Feb 23, 2025

Akuzohet se kërcënoi me jetë gjyqtarin Vladimir Cjapi, urdhërohet kontrolli në banesat e Ben Qimes

  • PublishedFebruary 20, 2025

Akuzohet se kërcënoi me jetë gjyqtarin Vladimir Cjapi, urdhërohet kontrolli në banesat e Ben Qimes

Gjykata ka urdhëruar ushtrimin e kontrolleve në banesat e Arben Isufajt, ose i njohur ndryshe si Ben Qime.

Një urdhër i tillë vjen pasi ai akuzohet se ka kërcënuar me jetë magjistratin Vladimir Cjapi.

I konsideruar “i forti” i Fierit, Arben Isufaj ka pasur jo pak probleme me drejtësinë, ndërsa ka qenë edhe në kërkim ndërkombëtar.

Më 7 shkurt të vitit 2020, Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi një letër Arben Isufajt, ku i kërkohej të justifikonte pasuritë që kishte nën zotërim.

SPAK vendosi nën sekuestro pasuritë e Ben Qimes më 7 tetor 2021. Ndërsa më 3 Maj 2023, GJKKO vendosi konfiskimin e tyre dhe kalimin në favor të shtetit.

Vendimi i GJKKO:

Konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit të pasurive të sekuestruara si më poshtë vijojnë:

  1. Objekt “Pulari”, shoqëria tregtare, e emërtuar “ISUFAJ 2001”, me NIPT. K23019402P, i përbërë nga 1 godinë, me objekt të aktivitetit “Rritje dhe tregtim të zogjve të pulës, me shumicë e pakicë”, i cili ndodhet me seli në fshatin në Grizë-Patos;
  2. 33% e kuotave të kapitalit të Shoqërisë “AKILI ALB” SHPK, me Nipt.L12805404G, i regjistruar më datë 05.04.2011;
  3. Një pasuri të paluajtshme e llojit “Truall”, me sipërfaqe 3,289.00 m2, e cila ndodhet në Fier;
  4. Një pasuri të paluajtshme e llojit “Tokë pa Frut”, me sipërfaqe 14000 m2, e cila ndodhet në Hasturkas-Fier;
  5. Një pasuri të paluajtshme e llojit “Arë”, me sipërfaqe 1467 m2, e cila ndodhet në Sheq i Madh-Fier;
  6. Automjeti AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi AUDI A8, në pronësi të E. Isufaj;
  7. Automjeti AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi MERCEDES BENZ ML270CDI, në pronësi të Y. Isufaj;
  8. Automjeti lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi MERCEDES BENZ 300D, në pronësi të Y. Isufaj;
  9. Automjeti lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi DAIMLER CHRYSLER S500, në pronësi të A. Çako;
  10. automjeti lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi MERCEDES BENZ S63 AMG, me numër shasie WDD2211771A278411, ngjyrë Gri, në pronësi të A. Çako;
  11. automjeti me targë AA721OB, lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi AUDI A8L, në pronësi të A. Çako;