“Çështja e Veliajt është e drejtësisë, jo e jona”- Rama: Tiranën e nxora nga koma! Bufi i kënetës s’mbulon dot diellin e transformimit
Kryeministri Edi Rama tha se çështja e Erion Veliajt i takon drejtësisë dhe jo PS. Në fjalën e tij para punonjësve të bashkisë, Rama tha se Tiranën moderne e bëri ai dhe Lali Eri.
“Ama, përtej kësaj çështje specifike që është e drejtësisë dhe jo e jona, askush dhe asgjë, asnjë buf dhe asnjë specie nuk e mbulon dot me shoshën e blozës së llumit diellin e transformimit të Tiranës tonë.
Pa mua që e nxora nga koma dhe e ngrita në këmbë me mbështetjen e pakursyer të popullit të Tiranës dhe PS
Kurrë nuk bëhej Tirana ku në 16 maj do të mblidhen udhëheqësit e BE dhe të NATO-s.
Kënata thotë se Tiranën moderne e bëri koha, ndërsa përmbytjet apo gjithçka tjetër që nuk shkon e bëri PS.
Tiranën moderne e bëmë ne, Tiranën moderne e bëra unë, e bëri lali Eri, e bëtë ju. E bënë të gjitha ata që në 24 orë për vite me radhë që Tirana të gdhihet e pastër.
Kur bashkinë e mori këneta, koha ngeci dhe kryeqytetit filloi të marrë erën e kazanëve të plehrave”, tha Rama.