Eksperienca e parë në Kosovë, Edi Martini prezantohet te skuadra e re
Edi Martini u prezantua sot para lojtarëve të Trepçës. Trajneri me eksperiencë në Shqipëri, e ka aventurën e parë në Kosovë.
Të gjithë ishin të pranishëm, ndërsa trajnerit shkodran i duhet të bëjë mirë në Ligën e Parë të Kosovës.
Pas 15 javë të luajtura, Trepça renditet në vendin katërt. Drenica e vendit të parë është 8 pikë larg, ndërsa Vëllaznimi 4 pikë.
Në përfundim të fjalimit që mbajti sot, Martini zhvilloi dhe stërvitjen e parë.