Fri, Feb 21, 2025

Ju kujtohet videoklipi i Beyonce dhe Lady Gaga-s? Epo prisni, sepse ka surpriza…

  • PublishedFebruary 20, 2025

Ju kujtohet videoklipi i Beyonce dhe Lady Gaga-s? Epo prisni, sepse ka surpriza…

Pas 16 vitesh, bashkëpunimi legjendar i Lady Gaga dhe Beyoncé në këngën “Telephone” mund të ketë një vazhdim. Gjatë një interviste me Vanity Fair, Lady Gaga konfirmoi se pjesa e dytë është në plan, megjithatë ajo nuk ka detaje të tjera për datën e publikimit.

Kur u pyet nëse Beyoncé do t’i bashkohej përsëri projektit, Gaga u përgjigj me një “ndoshta”. Kjo ‘provokim’ vjen pas një momenti të Super Bowl 2024, ku Beyoncé shfaqi një imazh që fansat e lidhën me videoklipin e “Telephone”, duke krijuar aludime për një rikthim të mundshëm të dyshes.

Gaga gjithashtu foli për albumin e saj të ardhshëm “Mayhem”, që pritet të publikohet më 7 mars, dhe theksoi se është ende e paqartë nëse kënga do të përfshihet në projekt.