Fri, Feb 21, 2025

Një lojtar nuk ia del, Vllaznia e sheh mes mungesave në duelin kundër Elbasanit

  • PublishedFebruary 20, 2025

Një lojtar nuk ia del, Vllaznia e sheh mes mungesave në duelin kundër Elbasanit

Një nga lojtarët që mungoi në ndeshjen e fundit Dinamo-Vllaznia për kuqeblutë ishte edhe Amir Kahrimanoviç. Mesfushori kroat nuk ishte i gatshëm për trajnerin Brdariç për shkak të një bllokimi muskulor, që e la jashtë sfidës me dinamovitët.

Por, gjendja e ish-futbollistit të Erzenit nuk duket ende optimale për të qenë i gatshëm për ndeshjen e nesërme kundër Elbasanit. Kur u mendua se ndalesa do ishte vetëm 1 javore për 25-vjeçarin, duket se Kahrimanoviç ende nuk garanton 100%. Situata për të do vëzhgohet në detaje në 48 orët e ardhshme nga ana e stafit mjekësor të kuqebluve.

Më optimiste është situata për Ardit Deliun. Me mesfushorin që po ashtu nuk ishte pjesë e skuadrës kundër Dinamos. Edhe për ish-futbollistin e Laçit pritet rikthim në fushë këtë të premte. Por duke e vëzhguar në detaje gjendjen dhe situatën e numrit 21, pasi tek shkodranët nuk duan të rrezikojnë nëse kavajasi nuk është në 100%.

Përsa i përket rikthimeve, ata janë Qato dhe Çoba, me dyshen që pritet të jenë titullarë në ndeshjen e radhës në kampionat kundër Elbasanit.


AlbaniaWeb.net