PAMJET/ Përplaset një kamionçinë me një fuoristradë, plagosen tre persona
Dy shoferë një dhe pasagjer kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnje pranë fshatit Dushk.
Në aksident janë përfshirë një kamionçinë me targa AB 968 FS, e cila është përplasur nga prapa nga një automjet tip fuoristradë KIA me targa AB 261OG.
Nga aksidenti janë lënduar drejtuesit e mjeteve dhe një bashkudhëtar, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Lushnjes.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se mjeti tip fuoristradë ka humbur kontrollin si rezultat i shpejtësisë së lartë në manovër parakalimi dhe është përplasur me kamionçinën. Përplasja ka qenë e fortë dhe kamionçina ka dalë nga rruga.