Sat, Feb 22, 2025

Përfshihen nga flakët 6 biznese në Prishtinë, Komandanti i brigadës së zjarrfikësve: Dëmet janë të mëdha

  • PublishedFebruary 20, 2025

Përfshihen nga flakët 6 biznese në Prishtinë, Komandanti i brigadës së zjarrfikësve: Dëmet janë të mëdha

Mëngjesin e kësaj të enjte 6 biznese në qytetin e Prishtinës janë përfshirë nga flakët.

Përfshihen nga flakët 6 biznese në Prishtinë, Komandanti i brigadës së zjarrfikësve: Dëmet janë të mëdha
Shirit policie, foto shembull

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ilaz Agushi” të kryeqytetit të Kosovës, e cila ndodhet pranë tregut të gjelbër.

Nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale të shkaktuara janë të një kostoje të lartë.

Komandanti i brigadës së zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi është shprehur për mediat e Kosovës së zjarri ka rënë në një kafiteri, qebaptore, biznese të shitjes së perimeve, frutave, pemëve dhe pajisjeve elektronike.

“Dëmet janë të mëdha, por me atë do të merren inspektorët për vlerësim”, ka thënë ai.

Sakaq, ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.