Fri, Feb 21, 2025

Punimet e Rruges së Arbrit, Rama: Do hapet në muajin mars! Tuneli i Murrizit na e ka marrë shpirtin

  • PublishedFebruary 20, 2025

Punimet e Rruges së Arbrit, Rama: Do hapet në muajin mars! Tuneli i Murrizit na e ka marrë shpirtin

Kryeministri Edi Rama, ka thënë se në muajin mars do të hapet përfundimisht e gjithë Rruga e Arbrit.

Sipas tij, vonesa e hapjes së këtij aksi të rëndësishëm rrugor ka ardhur si pasojë e gjeologjisë së tunelit të Murrizit.

“Realisht ai tunel na ka marrë shpirtin”, tha Rama në rubrikën ‘Sy m’sy’, teksa shtoi se në pranverë dibranët mund të venë e vijnë me rrugën e hapur.

“Rruga e Arbrit nuk kemi lënë gjë mangët, por të papritura si gjeologjia e tunelit të Murrizit. Jemi në kushtet po shkojmë drejt përfundimit pas një riarmatimi me një teknologji tjetër të të gjithë tunelit. Besoj shumë se më në fund në mars do ta heqim këtë sy të keq nga shpina, sepse realisht ai tunel na ka marrë shpirtin. Por, bashkë me pranverën do të dalë edhe shpirti i keq nga tuneli dhe dibranët mund të venë e vijnë me rrugën e hapur”, tha kreu i qeverisë.