Sat, Feb 22, 2025

Bregu udhëheq Dinamon, ekipi i Dajës rikthehet te fitorja, mund Laçin

  • PublishedFebruary 21, 2025

Bregu udhëheq Dinamon, ekipi i Dajës rikthehet te fitorja, mund Laçin

Pas disa barazimesh radhazi, Dinamo është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa mundi Laçin 2-0 në “Elbasan Arena”.

Dinamovitët e nisën me marshin e pestë takimin, teksa realizuan një gol mjaft të bukur të Dejvi Bregut. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja shkoi në dhomat e zhveshjes me avantazhin në xhep, ndërsa fraksioni i dytë ishte mjaft interesant.

Dinamo fiton penallti në minutën e 66-të, pas një kontakti Lima-Nani. Nga pika e bardhë nuk fali Bregu, i cili kompletoi dopietën. Shumë pak për të thënë për kurbinasit, në një ndeshje, jo shumë pozitive për ta.

Dinamo renditet në vendin e dytë, Laçi në vendin e pestë.

(J.S/)


AlbaniaWeb.net