NBA/ James “magjik”, 40 pikë për LeBron, fitojnë Boston, Cleveland e Denver
Rikthehet NBA. 18 skuadra zbritën në parket të enjten, pas pushimit për shkak të “All Star Game”.
Skuadra e Cleveland vijon të ketë frenat e renditjes në dorë pas fitores 110-97 në fushën e Brooklyn. Donovan Mitchell me 26 pikë ishte më i miri për Cavaliers.
Fiton edhe skuadra e Milwaukee, që mundi 116-110 Clippers në një përballje të ekuilibruar. Antetokounmpo me 23 pikë e Lopez me 22 u dalluan për Bucks.
Fiton edhe Denver, 129-115 ndaj Charlotte, ndeshje ku diferencën e bëri dyshja Jokic-Murray, që realizuan 63 pikë së bashku.
Skuadra kampione e Boston fitoi 124-104 ndaj Philadelphia, duke qenë në vendin e dytë në Lindje. Pritchard me 28 pikë, që e nisi ndeshjen nga stoli, u kthye në lider për Celtics.
Ekipi i Lakers arrin një fitore të vështirë ndaj Portland jashtë fushe me shifrat 110-102. LeBron James ishte magjik, duke realizuar 40 pikë. San Antonio mundi 120-109 Phoenix, sfidë ku u dallua Fox me 26 pikë.