Shorti i Europa League, Fenerbahce e Mourinhos sfidon Bajramin, duele delikate për Romën e Tottenham
Në mesditë është hedhur shorti i UEFA Europa League për fazën e 1/8-ave. Skuadrat prentendente si Roma, Tottenham, United dhe Fenerbahçe janë njohur me kundërshtarët e radhës, ndërsa disa skuadra synojnë që të lënë gjurmën e tyre duke befasuar në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm për klube.
Fenerbahçe e Mourinhos do të përballet me Rangersin e Nedim Bajramit. Manchester United nuk do ta ketë aspak të lehtë ndaj një rivali si Sociedad. Një tjetër duel mjaft i bukur dhe i luftuar pritet të jetë ai mes Az Alkmaar dhe Tottenham. Holandezët, pasi eliminuan Galatasaray, do provojnë të bëjnë të njëjtën gjë ndaj Spurs.
Kurioziteti është i madh edhe për Romën, që “peshkon” Atletico Bilbaon. Çifte të tjera janë Plzen-Lazio, Ajax-Frankfurt, FCSB-Lyon dhe Bodo Glimt-Olympiacos.
Shorti:
Ajaks – Ajntrakt Frankfurt
AZ Alkmar – Totenham
Bodø/Glimt – Olimpiakos
FCSB – Olimpik Lion
Fenerbahçe – Rejnxhërs
Real Sociedad – Mançester Junajtid
Roma – Atletik Bilbao
Viktoria Plzen – Lacio
(J.S/)