Trajneri i Skënderbeut: Po kalojmë stres të madh, ndaj Egnatias nuk kemi çfarë humbasim
Trajneri i Skënderbeut, Ernest Gjoka preku tema të ndryshme, para ndeshjes ndaj Egnatias.
“Ishin dy humbje që nuk i kishim parashikuar. Ishin dy finale dhe nuk bëmë atë që kishim parashikuar. Na kanë futur në një stres të madh. Nuk kemi rrugë tjetër. Jemi munduar të ndryshojmë disa gjëra, por ende nuk kemi ndryshuar anën psikologjike. Një skuadër që të bëjë sukses, duhet të ketë anën mentale të fortë. Nuk po gjejmë çelësin për të hequr ndikimin skuadra.”
“E njohim kundërshtarin. Është një kundërshtar me cilësi dhe e organizuar mirë. Kanë lojtarë të mirë brenda. Ne nuk kemi çfarë të humbim. Më keq se kaq ne nuk kemi ku të shkojmë. Duhet të bëjmë tonën.”