Elite Youth Development Academy vijon përgatitjet, zhvillon ndeshje miqësore me ekipin U16 të Partizanit
Futbollistët e rinj të “Elite Youth Development Academy” vijojnë me përgatitjen e tyre të përjavshme, ku trajnohen nga një staf i specializuar dhe në të njëjtën kohë zhvillojnë ndeshje testuese me ekipe të moshave në Shqipëri.
Këtë javë, ekipi U15 zhvilloi një ndeshje miqësore me ekipin U16 të Partizanit, e cila u mbyll me rezultatin 2-0 për djemtë e Elite Youth.
Kjo ndeshje shërbeu si një formë testimi e përgatitjes momentale fizike të djemve dhe për të vendosur objektiva të rinj në programin e tyre të zhvillimit si futbollistë.
Në ditët në vijim, 37 futbollistët e projektit, përpos përgatitjeve të zakonshme, do të vizitohen nga figura të njohura të futbollit shqiptar, të cilët do të japin udhëzimet e tyre për djemtë e rinj kuqezi.