Sun, Feb 23, 2025

EMRI/ Aksidenti i trefishtë në Itali, humb jetën tragjikisht 19-vjeçari shqiptar dhe një tjetër

  • PublishedFebruary 22, 2025

EMRI/ Aksidenti i trefishtë në Itali, humb jetën tragjikisht 19-vjeçari shqiptar dhe një tjetër

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 19-vjeçari shqiptar në Itali mbrëmjen e djeshme.

Sipas mediave italiane, tre automjete janë përfshirë në aksident, duke shkaktuar vdekjen e dy personave, përfshirë shqiptarin e identifikuar si Klajdi Malaj dhe 44-vjeçari italian, Filippo Nettis.

I riu shqiptar raportohet se ka ndërruar jetë menjëherë pas aksidentit, ndërsa 44-vjeçari ka humbur jetën sapo ka mbërritur në spital.

Shoferi i një makine tjetër, sipas Ansa, ka dalë i paprekur nga aksidenti. Grupi hetimor dhe karabinierët janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të plota të përplasjes.