Sat, Feb 22, 2025

Feyenoord kërkon surprizën e radhës në Champions, trajneri i ekipit holandez: Ndaj Interit jo vetëm për shëtitje

  • PublishedFebruary 22, 2025

Feyenoord kërkon surprizën e radhës në Champions, trajneri i ekipit holandez: Ndaj Interit jo vetëm për shëtitje

Pasi eleminoi Milanin, Feyenoord do kërkojë surprizën edhe ndaj Interit.  Pascal Bosschaart, trajneri  i ekipit holandez pas shortit të Champions, analizoi rivalin, sakaq folin edhe për grupin që drejton.

“Çdo skuadër që mund të na binte përballë do të ishte speciale. Kur arrin në këtë fazë, çdo ndeshje është e veçantë. Të rikthehemi në Milano është padyshim një eksperiencë e bukur. Shanset janë të vështira për t’u vlerësuar, sepse të gjithë na dhanë pak mundësi kundër Milanit. Por nëse shikoni si kemi luajtur ndaj kuqezinjve, tani mund të themi se nuk shkojmë atje vetëm për turizëm”.

Skuadra ka bërë progres: “Shpresoj ta lë klubin në gjendje të mirë (Bosschaart është trajner i përkohshëm, ndërsa Robin Van Persie mund të jetë trajneri i ri). Ndërhyra dhe diçka duhej të ndryshonte shumë shpejt. Kam ndjesinë se lojtarët janë me moral të lartë, edhe klubi ndihet mirë. Është fakt që kemi disa dëmtime, por mendoj se jemi në anën pozitive të gjërave. Jam shumë i lumtur për këtë”.


AlbaniaWeb.net