Gjesti për Vserlon: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht!
Drama brenda Big Brother vazhdon të intensifikohet pas një vendimi të papritur të Gjestit, i cili, pas një sfide nga Vëllai i Madh, zgjodhi Rizartën për të ndarë krevatin. Ky veprim shkaktoi reagime të forta nga Egli, e cila nuk mundi ta fshehë xhelozinë dhe mërzinë e saj.
Ndërkohë, një debat shpërtheu kur Rozana e sfidoi Gjestin për zgjedhjen e tij, duke përmendur Vserlon.
Gjesti reagoi ashpër, duke rritur edhe më shumë tensionin brenda shtëpisë teksa u shpreh: Çfarë Vserlo more, me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht!