Sat, Feb 22, 2025

“Me sa shumë dashuri e këmbëngulje është punuar në Tiranë” – Veliaj publikon videon: S’ka burg pa gjyq dhe as letra anonime që mund ta ndalin vrapin e saj

  • PublishedFebruary 22, 2025

“Me sa shumë dashuri e këmbëngulje është punuar në Tiranë” – Veliaj publikon videon: S’ka burg pa gjyq dhe as letra anonime që mund ta ndalin vrapin e saj

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, nga qelitë e paraburgimit të Durrësit, ka publikuar një video ku, sipas tij, tregohet transformimi i kryeqytetit gjatë mandateve të tij.

Veliaj shkruan se në Tiranë është punuar me shumë dashuri e këmbëngulje, qoftë edhe për një kënd lodrash, thekson ai.

Ndërsa shprehet se “nuk ka burg pa gjyq e as letra anonime që mund ta ndalin vrapin e saj”.

“Mirëmëngjes, me këtë video që tregon se me sa shumë dashuri e këmbëngulje ❤️ është punuar në Tiranë, qoftë edhe për një kënd lodrash , për të kuptuar se nuk ka burg pa gjyq e as letra anonime që mund ta ndalin vrapin e saj! Bashkë. ”, shkruan Veliaj.