Sat, Feb 22, 2025

“Rrogë deri në 129 mijë dollarë”- PD: Delina Fico mori miliona nga USAID dhe DASH! Të nisin hetimet

  • PublishedFebruary 22, 2025

“Rrogë deri në 129 mijë dollarë”- PD: Delina Fico mori miliona nga USAID dhe DASH! Të nisin hetimet

Partia Demokratike ka akuzuar Delina Ficon, bashkëjetuesja e Bledi Çuçit, në rolin e Drejtoreshës së programeve të Shoqërisë Civile, ka marrë miliona dollarë nga USAID dhe DASH, duke kërkuar nisjen e hetimeve ndaj saj.

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli deklaroi se ajo ka marrë rrogë të ndryshueshme, “por që arrin vlerat më të larta në vitin 2017 me rreth 129 mijë dollarë dhe në vitin 2023 me rreth 126 mijë dollarë”.

“Emri i Delina Ficos lidhet edhe me rrjetin e OJF-ve të Sorosit në Shqipëri, Kosovë dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat nuk duket të jenë publikuar në vetëdeklarimet e zonjës pranë ILDKPI”, theksoi Vangjeli.

Partia Demokratike kërkoi të nisin hetimin për veprimtarinë e Delina Ficos nëpërmjet OJF-ve në Shqipëri dhe jashtë saj, si edhe për ligjshmërinë e përfitimit të vlerave monetare nga aktiviteti i saj i deklaruar ose jo pranë ILDKPI ndër vite.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Delina Fico, Drejtoresha e programeve të Shoqërisë Civile në institutin e menaxhimit lindje – perëndim duket se ka përfituar rrogë të ndryshueshme por që arrin vlerat më të larta në vitin 2017 me rreth 129 mijë dollarë dhe në vitin 2023 me rreth 126 mijë dollarë

Ky institut ka regjistruar 6 projekte për Shqipërinë ndër të cilët veçojmë :

1. Projekti 5 vjeçar (2016- 2021) 10.5 milion dollarë Justice for all që lidhej me reformën në drejtësi.

2. Projekti 18 mujor (2020 – 2022) për forcimin e standardeve dhe integritetit të mediave në Shqipëri

3. Projekti për reduktimin e çështjeve të pazgjidhura dhe përmirësimin e efikasitetit në Gjykatën e Lartë (2021- 2025).

Sipas pasqyrave dhe statusit të tij jo fitimprurës , ky institut rezulton të financohet edhe nga USAID, Departamenti i shtetit apo fondacionet e Soros-it , dhe  sikurse faktuam më lart ka patur rol determinant sa i takon ndërhyrjes në reformën në drejtësi, në media dhe gjyqësor.

Sipas Spending data EAST – WEST MANAGEMENT INSTITUTE -Dega në Shqipëri, nga viti 2019 deri në vitin 2021 ka përfituar rreth 136 mijë euro nga aparati i ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme  si rimbursim TVSH, (trupi diplomatik).

Emri i Delina Ficos lidhet edhe me rrjetin e OJF-ve të Sorosit në Shqipëri, Kosovë dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat nuk duket të jenë publikuar në vetëdeklarimet e zonjës pranë ILDKPI dhe këtu përmendim:

-Kosovo women’s network si anëtare bordi ndër vite

-Albanian women empowerment network-si anëtare bordi

-Qëndra Streha-anëtare bordi

-Organizata EOS Tech trust – këshilltare

-Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim për të cilën ka kryer deklarim vetëm në 2014.

-Instituti për kontratën shoqërore SCI

Përveç kësaj një pjesë e këtyre ojf-ve kanë përfituar edhe fonde publike, kështu sipas spending data :

-Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim 18 mijë euro

-Qendra Streha 14 mijë euro

-refleksione 35 mijë euro

Për transparencën e opinionit publik prezantuam aktivitetin dhe fondet e përfituara nga bashkëjetuesja e ish ministrit dhe deputetit Çuçi, për të cilën gazetari konservator Matt Palumbo shprehet :

“Përgjegjës për dhënien e fakteve mbi korrupsionin e supozuar të Berishës te Departamenti i Shtetit është Instituti i Menaxhimit Lindje- Perëndim, një grup i sponsorizuar nga Soros. Instituti drejtohet nga një grua, e quajtur Delina Fico, e cila mban titullin e Drejtoreshës së Shoqërisë Civile.

Partia Demokratike kërkon nga organi respektiv të nis hetimin për veprimtarinë e znj.Delina Fico nëpërmjet OJF-ve në Shqipëri dhe jashtë saj njëkohësisht për ligjshmërinë e përfitimit të vlerave monetare nga aktiviteti i saj i deklaruar ose jo pranë ILDKPI ndër vite.