Seminar dy-ditor mbi fashaturën rehabilituese dhe bandazhin funksional, ja si të regjistroheni
Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me Alphamed Italia Rehabilitation Equipment, do të organizojë një seminar dy-ditor të dedikuar fashaturës rehabilituese dhe bandazhit funksional.
Ky seminar që ka për qëllim përmirësimin e njohurive dhe aftësive të stafit mjekësor të klubeve, do të zhvillohet në datën 8 – 9 mars në Qendrën Mjekësore të FSHF-së në Tiranë. Seminari do të drejtohet nga Dr. Daniele Morfino dhe doktori i Kombëtares shqiptare, Dr. Gianluca Stesina.
Seminari do të ketë një numër të kufizuar pjesëmarrësish, vetëm 30 perona dhe do të kushtojë 12,000 Lekë / €125,00.
Të interesuarit mund të regjistrohen duke dërguar të dhënat e tyre (emër, mbiemër, numër telefoni dhe email) në: [email protected] , ose mund të paraqiten fizikisht pranë Qendrës Mjekësore të FSHF-së për të kryer regjistrimin, nga ora 13:00 deri në 19:00.