Tirana, flet trajneri Shkëmbi: Vlerësoj Teutën, kërkoj përqendrim nga ekipi
Tirana synon 3 pikët, në ndeshjen ndaj Teutës. Para takimit, trajneri i bardhebluve, Bledi Shkëmbi vlerësoi rivalin, ndërsa kërkoi përqendrim nga skuadra.
“Sfida dihet, është sfidë e vështirë kundër një skuadre shumë të vështirë, kundër një skuadre që ka nevojë për pikë ashtu sikurse ne dhe shpresoj që të bëjmë më të mirën dhe të marrim më të mirën, kemi punuar gjithë javës dhe shpresojmë që të na shpërblejë.
“Teuta është një skuadër ku si në lojtar si në trajner më ka hapur dyert dhe kam krijuar karrierën time si futbollist por edhe si trajner. Teuta është një skuadër shumë agresive. Mendoj që ndeshjet e fundit pavarësisht rezultateve ka merituar më shumë pike sesa ka marrë. Unë shpresoj shumë dhe jam i bindur që do të bëjmë mirë duke parë skuadrën çdo ditë në stërvitje”, tha Shkëmbi.