Sun, Feb 23, 2025

VIDEO/ Vendos Lautaro ndaj Genoas, Interi vuan por fiton, zikaltërit në krye

  • PublishedFebruary 22, 2025

VIDEO/ Vendos Lautaro ndaj Genoas, Interi vuan por fiton, zikaltërit në krye

Inter vuan por fiton 1-0 ndaj Genoas. Në 45 minutat e para, zikaltërit hasën mjaft vështirësi, teksa mbrojtja kundërshtare ishte e vendosur mirë në prapavijë.

Për të ardhur te goli, u desh të vinte minuta e 78-të, atëherë kur Lautaro zhbllokoi llogaritë. Me këtë triumf, Interi merr kryesimin e Serie A me 57 pikë, në pritje të ndeshjes së Napolit, me këta të fundit që nuk kanë luajtur ende.


AlbaniaWeb.net