AXHENDA/ Ndryshim orari për Superioren, mbyllja e fazës së tretë rezervon derbin e kryeqytetit
Java e 27-të e Superiores, që përkon edhe me mbylljen e fazës së tretë, do të luhet të shtunën dhe të dielën e ardhshme.
Gjithçka do të nisë me Laçi-Vllaznia, që zhvillohet të shtunën në orën 14:00. Kështu nga kjo javë ka ndryshim orari, nga ora 13:30 që ishte më parë.
Në të njëjtën ditë, por në orën 17:00 do të luhet Elbasani-Partizani. E diela sjell të tjera sfida interesante.
Ora 14:00 sheh Bylisin dhe Skënderbeun në përballjen për mbijetesën. Më pas në 17:00 do të jetë Tirana që pret Dinamon në derbin e kryeqytetit. Në të njëjtën kohë, Egnatia sfidon Teutën.
JAVA E 27-TË E SUPERIORES
E shtunë, 1 mars
Laçi – Vllaznia, ora 14:00
Elbasani – Partizani, ora 17:00
E diel, 2 mars
Bylis – Skënderbeu, ora 14:00
Tirana – Dinamo, ora 17:00
Egnatia – Teuta, ora 17:00