Sun, Feb 23, 2025

Berisha premtim emigrantëve në Athinë: Kushdo që nga ju kthehet, do të ketë një periudhë 5-vjeçare pa asnjë taksë

  • PublishedFebruary 23, 2025

Berisha premtim emigrantëve në Athinë: Kushdo që nga ju kthehet, do të ketë një periudhë 5-vjeçare pa asnjë taksë

Nga Athina, kreu demokrat Sali Berisha, u ka premtuar emigrantëve shqiptarë në Greqi, se kushdo kthehet në Shqipëri, do të ketë një periudhë 5-vjeçare pa asnjë taksë.

Ish-kryeministri tha se “secili prej jush që do të vijë të investojë, do të ketë mbështetje të plotë”.

Berisha: Projekti ynë, matet me më të vështirën dhe më e vështira është rritja progresive e numrit të shqiptarëve në Greqi, por ne do e realizojmë me çdo kusht.

Kushdo që nga ju kthehet do të jetë një periudhë 5-vjecare pa asnjë taksë. Secili prej jush që do të vijë të investojë, do të ketë mbështetje të plotë. Do të vendosim regjimin dhe subvencionet që ka Greqia dhe vendet e BE.

Do punojmë fort për t’u garantuar juve ruajtjen e gjuhës kudo që jeni, pensionet kudo që jeni, padiskutim. Jam i bindur se do i realizojmë, me qeverinë e këtij vendi, me dialog konstruktiv, kemi gjetur rrugëzgjidhje për çdo problem.