Debutoi duke e mbajtur portën e “paprekur”, Martinez: Ishin 3 pikë të rëndësishme, ndaj Napolit nuk do të jetë vendimtare
Josep Martinez debutoi si titullar me fanellën e Inter këtë të shtunë, pikërisht ndaj Genoas, ish skuadrës së tij.
Vetë spanjolli u shfaq i lumtur në përfundim të sfidës, teksa u ndal të fliste për Sky: “Kundër Napolit është një përballje direkte, por vlen tre pikë. Sezoni është i gjatë. Më shumë sesa për mua, jam i lumtur për ekipin, ishte e rëndësishme,” – tha spanjolli. – “Ishte një ndeshje e vështirë, por morëm tre pikë shumë të rëndësishme.”
Sa vendimtare është ndeshja e ardhshme kundër Napolit?
“Është një përballje direkte, por vlen tre pikë dhe sezoni është i gjatë. Do të shkojmë atje për të fituar, por nuk mbaron aty. Ne kemi mentalitetin e fitores dhe kjo është ajo që ka rëndësi.”