Ku është Chris Fountain? Nga skandali që i shkatërroi karrierën-sfidat me shëndetin
Ish-aktori i “Hollyoaks” dhe “Coronation Street”, Chris Fountain, përjetoi një rënie të madhe në karrierë pas një skandali në vitin 2013, kur u publikuan video të tij duke bërë rep me tekste të dhunshme dhe fyese ndaj grave. Si pasojë, ai u shkarkua nga ITV, gjë që ndikoi negativisht në të ardhmen e tij profesionale.
Përveç problemeve me karrierën, Chris pësoi një goditje në tru në 2022, duke humbur përkohësisht aftësinë për të folur. Më vonë, ai zbuloi se kishte një vrimë në zemër, çka kërkoi një operacion në 2023. Ai ka folur hapur për betejat me depresionin dhe sfidat me shëndetin mendor pas skandalit.
Megjithatë, ai ka nisur një kapitull të ri në jetë, duke ndjekur pasionin për muzikën si DJ, me performanca në vende si Kolumbia dhe SHBA. Në 2023, ai arriti të vraponte Maratonën e Londrës, duke treguar forcën e tij për të kapërcyer sfidat personale.
Në janar 2024, ai humbi gjyshin e tij nga kanceri në mushkëri, një ngjarje që e preku thellë. Pavarësisht të kaluarës së trazuar, Chris vazhdon të shijojë jetën, duke marrë pjesë në Burning Man dhe duke eksploruar mundësi të reja.