Sun, Feb 23, 2025

Kush janë tre banorët e rinj që iu bashkuan shtëpisë së “Big Brother”?

  • PublishedFebruary 23, 2025

Kush janë tre banorët e rinj që iu bashkuan shtëpisë së “Big Brother”?

Shtëpia e Big Brother Albania VIP 4 ka mirëpritur tre banorë të rinj: Riki, këngëtar dhe ish-konkurrent i “The Voice of Albania”; Shkëlzeni, 29 vjeç, sipërmarrës dhe mjek stomatolog nga Tropoja; dhe Mikela, 26 vjeç, blogere që jeton prej vitesh në Itali.

Të rinjtë ndanë edhe përshtypjet e para për banorët aktualë.

Mikela shprehu pëlqimin për Laertin, ndërsa tha se nuk i pëlqen Kelly.

Shkëlzeni pëlqen Gjestin dhe Eglin, por nuk e preferon Vserlon.

Ndërsa Riki ka simpatinë më të madhe për Gjestin, ndërsa më pak të preferuarin e ka po ashtu Vserlon.

Mbetet për t’u parë se si do të shkojë rrugëtimi i tyre në “Big”.