Sun, Feb 23, 2025

Piktori i njohur shqiptar, i harruar edhe në fshatin e lindjes

  • PublishedFebruary 23, 2025
Piktori i njohur shqiptar, i harruar edhe në fshatin e lindjes

Ibrahim Kodra është figura më e shquar e zonës së Ishmit, 35 kilometra në veri të qytetit të Durrësit.

Megjithatë, mungesa e kujdesit të autoriteteve për evidentimin e piktorit të njohur në shkallë evropiane është e dukshme edhe në vendlindjen e tij.

“E kemi përjetësisht pranë kalasë së Ishmit, ashtu si e la amanet ai vetë, por nuk kemi mundur të bëjmë më shumë se kaq,” tha për BIRN kryetari i shoqatës “Ishmi”, .

Veç varrit të 19 viteve më parë, në sheshin e kalasë mesjetare nuk është hedhur asnjë hap për muzeun e premtuar para tre dekadash për piktorin e shpallur “Nderi i Kombit”.

Sipas Isuf Shehut, rruga me emrin “” dhe një pllakë përkujtimore, instaluar nga një bashkëfshatar shumë pranë vendit ku ndodhej banesa e tij e fëmijërisë, janë të vetmet shenja nderimi të zonës për piktorin ishmak me famë evropiane.

Vogëlushi nga fshati i zhvilloi mësimet e para në shkollën fillore të Ishmit, ngritur në vitin 1913, shkolla e tretë që është ngritur në shkallë vendi.

Pranë memorialit ABC, të ndërtuar në krye të fshatit, tabela nënvizon edhe emrat e dy nxënësve të shquar të shkollës, Ibrahim Kodra dhe Tinka Kurti.

Edhe , që e përfshin territorin e vendlindjes së Kodrës, nuk ka asnjë interes për të dëshmuar respektin profesional dhe miqësinë e dhjetëra artistëve nga Italia, të cilët në vitin 2006 i dhuruan 127 tablo personale institucionit të qeverisjes vendore.

Më pas, nuk e ndërtoi dot një më vete për veprat që dëshmonin rëndësinë që kishte piktori nga Ishmi në Itali, dhe tablotë mbetën të paekspozuara asnjëherë të gjitha së bashku.

“Punimet e kolegëve nga vendi fqinj gjatë 20 viteve mbetën në arkivat e Galerisë së Arteve Pamore, aty ku vijojnë të ‘strehohen’ edhe sot,” tha për BIRN Jashar Arrëza, drejtor i shkollës jopublike “Ibrahim Kodra”.

“Të gjitha tablotë nuk janë ekspozuar asnjëherë së bashku, por vetëm në grupe të vogla,” shtoi Jashar Arrëza, sipas të cilit Bashkia e Durrësit që prej 20 vjetësh vazhdon të neglizhojë hapjen e një të plotë.

Veprat e piktorit të madh nga Ishmi janë shumë të pakta në Durrës dhe thuajse mungojnë në vendlindjen e tij.

Më së shumti ato i gjen në lokalet e shqiptarëve apo në familjet e të pasionuarve jashtë vendit.

Violinisti , që jeton dhe punon në Koruna (Spanjë), tha për BIRN se në koleksionin e Vercellit ka blerë tre vepra me certifikatën përkatëse.

Instrumentisti shqiptar kujton disa vepra në një nga restorantet e mëdha të shqiptarëve, si dhe ato të ekspozuara në hotelin e Luganos, në pronësi të Behgjet Pacollit.

Tetë tablo të Kodrës janë pjesë e koleksionit personal të Jashar Arrëzës në galerinë e shkollës, e cila hapet herë pas here me vepra të autorëve të ndryshëm.

Edhe , që jeton në Likmetaj, disa qindra metra larg shtëpisë ku lindi Kodra, vazhdon t’i kërkojë dy vepra të hershme të piktorit, që i përkasin mesit të viteve ‘30.

Këto dy punime ndodheshin në Likmetaj që nga koha kur artisti ishmak u largua për studime në Itali.

Bega po grumbullon edhe tekstet e shkruara për artistin nga Ishmi, duke nisur nga intervista-album e Abdulla Tafës “Kodra, një univers” në vitin 1992.

Lulzim Bega, i cili drejton ansamblin artistik të Ishmit “Ibrahim Kodra”, tha për BIRN se mbi themelet e shtëpisë së Kodrës në fshatin Likmetaj, pas tërmetit shkatërrimtar të nëntorit 2019, tashmë është ngritur banesa ku jeton 97-vjeçari Sabri Kodra, kushëriri më i afërt i piktorit.

“Edhe Sabriu kërkon që varri i Kodrës të zhvendoset pranë shtëpisë ku ai lindi,” tha Bega.

Në sheshin para kalasë mesjetare, varri i Kodrës vazhdon të jetë i heshtur, edhe pse muret e fortifikimit të shekullit të 16-të janë restauruar me shumë profesionalizëm dy vjet më parë.

Nga lart, lumi i Ishmit dhe fushat në të dy anët e tij e hapin shikimin deri në vargmalin e Skënderbeut përballë.

Shumë rrallë ndodh që një grup piktorësh nga Tirana hapin ekspozitat e tyre në natyrë, ndërsa bashkëfshatarët e Kodrës vazhdojnë të shpresojnë në ngritjen e një muzeu, që do t’i japë vlerën e merituar piktorit që e bëri të njohur emrin e krahinës ku lindi.

Tani godina e stacionit të pompave, ngjitur me varrin, pritet të ndryshojë destinacion.

“Ne urojmë që mjediset e saj të shërbejnë për vizitorët e ekspozitës dhe për njohjen e figurës së Ibrahim Kodrës, ashtu si ai e meriton,” përfundoi Isuf Shehu, kryetar i shoqatës “Ishmi”.