Sun, Feb 23, 2025

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me ceremoni shtetërore te Pallati i Brigadave

  • PublishedFebruary 23, 2025

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me ceremoni shtetërore te Pallati i Brigadave

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, është pritur me ceremoni shtetërore te Pallati i Brigadave, në Tiranë.

Ardhjen e Mohamed bin Zayed Al Nahyan për herë të parë në Tiranë, e njoftoi një ditë më parë kryeministri Edi Rama.

“Për herë të parë zbret në Shqipëri presidenti i Emirateve të Bashkuara në Shqipëri, sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan”, tha Rama.

Kreu i qeverisë, tha se vizita e tij në Shqipëri, shënjon një gur të rëndësishëm kilometrik dhe të një partneriteti të forcuar kohët e fundit.

“Vizita e presidentit të emirateve dhe njërit prej udhëheqësve më të respektuar të botës së sotme shënjon një gur të rëndësishëm kilometrit dhe të një partneriteti që është forcuar shumë kohët e fundit. Vjen nesër për të vendosur të tjera piketa që bazohet tek interesat e përbashkëta”, tha Rama.