Sun, Feb 23, 2025

“Projekti, për të fryrë xhepin e Ballukut”- Denoncimi i Balliut për Unazën e Re: U harxhuan 80 milionë euro për 2 km dhe nuk ka rrugë këmbësorësh

  • PublishedFebruary 23, 2025

“Projekti, për të fryrë xhepin e Ballukut”- Denoncimi i Balliut për Unazën e Re: U harxhuan 80 milionë euro për 2 km dhe nuk ka rrugë këmbësorësh

Koordinatori rajonal i PD-së në Tiranë, Klevis Balliu ka denoncuar projektin e Unazës së Re, duke thënë se projekti është bërë jo për qytetarët, por për të fryrë xhepat e zv.kryeministres, njëherësh edhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Projekti, thotë Balliu, nuk ka rrugë ku të kalojnë këmbësorët, ndërsa shton se janë harxhuar gati 80 milionë euro vetëm për 2 km.

Gjithashtu, ish-deputeti shprehet se “një pjesë e këtij projekti është mbyllur”.

Denoncimi i Balliut:

Unaza e re një projekt për të mbushur xhepat e pushtetarëve jo për të ndihmuar qytetarët! Projekti unazës së re është denoncuar edhe më parë nga Partia Demokratike dhe me fakte e prova të pakontestueshme. Sot që një pjesë e këtij projekti është mbyllur, shuhet qartë rezultati. Projekti ka ZERO shërbim për qytetarët, madje rrezikon dhe jetën e tyre pasi nuk ka asnjë rrugë ku mund të kalojnë këmbsorët, duke izoluar në këtë formë mijëra banorë të zonës. E të mendosh që për këtë projekt janë harxhuar gati 80 milion Euro vetëm për këto dy kilometra dhe në 80 milion Euro nuk ka asnjë rrugë për këmbsorët.Kjo ndodh kur projektet bëhen për të fryrë xhepin e Ballukut.