Sun, Feb 23, 2025

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Maliq, lëndohen 3 pjesëtarë të një familje! Si paraqitet gjendja e tyre

  • PublishedFebruary 23, 2025

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Maliq, lëndohen 3 pjesëtarë të një familje! Si paraqitet gjendja e tyre

Një bombël gazi ka shpërthyer në një banesë në Maliq, duke lënduar kështu 3 anëtarët të familjes të cilët jetojnë aty.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në banesën e shtetasit me iniciale M.M.

Aktualisht, familjarët e dëmtuar ndodhen në spitalin e Korçës, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Uniformat blu raportojnë se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.

NJOFTIMI

Maliq/Informacion paraprak

 

 

Rreth orës 11:00, në Fshat Maliq, në banesën e shtetasit M. M., dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi.

Si pasojë e shpërthimit janë  dëmtuar 3 shtetas, pjesëtarë të familjes, të cilët aktualisht po marrin mjekim në spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të  rrethanave të rastit.