Sun, Feb 23, 2025

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, blutë zbardhin ngjarjen: Shpallen në kërkim tre të rinj! Braktisën dy makinat për t’u arratisur me një automjet tjetër!

  • PublishedFebruary 23, 2025

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, blutë zbardhin ngjarjen: Shpallen në kërkim tre të rinj! Braktisën dy makinat për t’u arratisur me një automjet tjetër!

Lidhur me ngjarjen e mbrëmshme në Kamëz, ku u hap zjarr me armë ndaj një makine, uniformat blu kanë zbardhur rastin.

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një automjet në lëvizje nga brenda të cilit është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër, ju informojmë se:

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe një pune të pandërprerë është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim i autorëve të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasit D. M., 24 vjeç, F. K., 24 vjeç dhe E. K., 30 vjeç, të tre banues në Kamëz.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të zonës janë gjetur dy automjete të braktisura, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për tu larguar nga vendi i ngjarjes.

Po nga veprimet e para hetimore rezulton se 3 autorët e dyshuar të ngjarjes dyshohet se janë larguar me një automjet tjetër i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për gjetjen e automjetit , lokalizmin dhe kapjen e tre shtetasve të shpallur në kërkim.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
vijon…