Sun, Feb 23, 2025

Trumfi i CDU/CSU, Donald Trump: Ditë historike për Gjermaninë! Njësoj si në SHBA, njerëzit janë…

  • PublishedFebruary 23, 2025

Trumfi i CDU/CSU, Donald Trump: Ditë historike për Gjermaninë! Njësoj si në SHBA, njerëzit janë…

Donald Trump ka reaguar përmes një postimi në Truth Social, për fitoren e dukshme të konservatorëve në Gjermani.

Presidenti amerikan tha se ishte një “ditë historike” për Gjermaninë.

“Ashtu si SHBA-të, populli i Gjermanisë u lodh nga agjenda e paarsyeshme, veçanërisht për energjinë dhe emigracionin, që ka mbizotëruar për kaq shumë vite”, thotë Trump.

 

lcimg-0784bef3-d2ed-4c3a-afa5-05dd4087253c

Kujtojmë se sondazhet sugjerojnë aleanca konservatore CDU/CSU fitoi rreth 28.5% të votave, ndërsa Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD), e përqafuar fuqishëm nga aleati i ngushtë i Trump, Elon Musk, shënoi një rritje të fortë me 20%.