VIDEO/ Napoli humbet kreun e Serie A, ekipi i Contes zhgënjen ndaj Comos, autogol Rrahmani
Napoli pëson disfatë 2-1 ndaj Comos, në ndeshjen e Serie A të luajtur mesditën e kësaj të diele.
Ndeshja nisi keq për ekipin e Antonio Contes. I pafat Amir Rrahmani, i cili në tenativë për të kthyer topin mbrapa, realizon autogol, duke i dhuruar epërsinë vendasve.
Napoletanët shtuan presionin dhe u shpërblyen. Raspadori “rrëmbeu një top” para zone dhe me një të djathtë tokazi mposhti portierin kundërshtar.
Me rezultatin e barabartë përfundoi pjesa e parë, ndërsa ritmi i lojës u rrit në pjesën e dytë.
Një top i humbur në mesfushë i kushton shumë Napolit. Diao dërgon në festë tifozërinë, me goditjen e tij që ishte e pamundur për t’u arritur nga Meret.
Pavarësisht rasteve, rezultati mbeti i njëjtë deri në fund. Kështu, Napoli humbet kreun dhe e sheh veten në vendin e dytë me 56 pikë, një pikë më pak se Interi që fitoi ndaj Genoas.
Komo është në vendin e 13-të me 25 pikë.