Presidenti i La Liga nuk “kursehet”: Te Real Madrid merren me histori të rreme, Perez përfaqëson futbollin e…oligarkëve
Javier Tebas, Presidenti i La Liga nuk është “kursyer” aspak ndaj Real Madridit.
“Kemi pasur shumë polemika mbi arbitrimin në javët e fundit. ‘Real Madrid TV’, Reali i Madridit po krijon polemika dhe po shkruan një histori të rreme dhe po e vë në pikëpyetje të gjithë futbollin. Të gjitha klubet po ankohen, por Madridi po e vë në qendër të vëmendjes. Është një histori agresive, verbale. Reali qan gjatë gjithë ditës për fundjavën, do të qajnë për fundjavën në vijim dhe për të gjithë është faji i një komploti.
Florentino Perez – “Futbolli i Florentinos i mashtron njerëzit. Ai përfaqëson futbollin oligark, ai përfaqëson vetëm futbollin për të pasurit. Ai dëshiron të vendosë gjithçka, paratë që shpërndahen. Madridizmi im është në letargji, por herë pas here lëviz. Një pjesë e tifozëve të Madridit po bëjnë gabimin, duke nderuar gjithçka që Florentino bën. Unë kënaqem kur fiton Reali, jam një madrilen, jo një mbështetës i Florentinos”, komentoi ai.