“Primaret, proces përbashkues, jo përçarës!”- Salvator Kaçaj: PD do dali më e bashkuar dhe më e fortë, kemi ndezur motorët!
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Salvador Kaçaj, ka folur mbi procesin e primareve të kësaj force politike ku ai bën pjesë, të cilat i cilësoi si përbashkuese dhe jo përçarëse.
I ftuar në studion e News24, Kaçaj u shpreh se “PD do dalë më e bashkuar dhe më e fortë” dhe se kanë ndezur motorët dhe janë në rrugën e duhur.
“Ky proces është stil anglosakson, është demokraci e plotë, e ndershme dhe përbashkues brenda llojit. Unë do të kandidoj në Tiranë në primare dhe shpresoj të jem në listën e PD si kandidat për deputet.
Problemet kanë qenë të shumta dhe është në kohën e duhur. Primaret janë të shtunën, është proces përbashkues, jo përçarës. PD do dalë më e bashkuar dhe më e fortë, kemi ndezur motorët dhe jemi në rrugën e duhur”, tha Kaçaj.