Mon, Feb 24, 2025

PSD pjesë e garës së zgjedhjeve parlamentare! Tom Doshi regjistron partinë në KQZ (DOKUMENTI)

  • PublishedFebruary 24, 2025

PSD pjesë e garës së zgjedhjeve parlamentare! Tom Doshi regjistron partinë në KQZ (DOKUMENTI)

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, Tom Doshi është regjistruar në KQZ ditën e sotme për garën elektorale të 11 Majit.

Kërkesa është depozituar ditën e sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Tom Doshi ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e garës elektorale për të fituar një mandat deputeti në Qarkun e Shkodrës.

Kujtojmë që Partia e Tom Doshit në zgjedhjet e kaluara parlamentare, arriti të fitojë disa mandate deputetësh.

Disa ditë më parë, Tom Doshi ka prezantuar programin e PSD-së nga ku konfirmoi dhe kandidaturën e tij për deputet në Shkodër.

Ky program, sipas Kreut te PSD, Doshi është ndërtuar për çdo familje shqiptare. Në zgjedhjet parlamentare, PSD synon zgjerimin e saj me deputet në gjithë vendin teksa në zgjedhjet e fundit lokale në qarkun Shkodër doli forcë e parë sa i përket numrit të këshilltarëve.